Peticion për të larguar TECet e naftës nga gjiri i Vlorës!

Le ti tregojmë Qeverisë dhe kompanisë Excelerate Energy që përpunimi, djegja e naftës e gazit

janë të papranueshme në gjirin turistik të Vlorës!

Pse të firmosni!?

Excelerate Energy ka nënshkruar një kontratë me KESH më 4 Prill 2022, 11 ditë para se të mbaronte emergjenca energjisë, sipas VKM së Tetorit 2022.

20 ditë pas së firmosjes së kontratës Excelerate ka shkuar në Bangladesh dhe ka blerë 2 TECe lundruese, të quajtur Tiger 1 dhe Tiger 3 për 15 milion USD për ti sjellë në Vlorë duke ja dhënë me qira KESH për 2 vjet me pagë ditore prej 63000 USD, dmth 45 milion për 2 vjet.

Këto TECe kanë punuar në Bangladesh për 20 vjet nga viti 2008 deri në vitin 2018 dhe nga viti 2018 deri në vitin 2023 kanë qënë në Bangladesh pa punuar.

Ka 1 vit e gjysëm që ka mbaruar emergjenca energjisë, që kërkonte ndërhyrjen e KESH për të marrë masa dhe TECet lundruese, që gjoja do duhej të ndihmonin duke prodhuar energji, duke djegur naftë të rëndë, mbërritën në Vlorë më 9 Shtator të vitit të kaluar, pra gati 5 muaj pasi emergjenca e energjisë zyrtarisht kish mbaruar.

Ka kaluar 1 vit pas mbërritjes në Vlorë të TECeve dhe këto TECe nuk janë vënë dot në punë.

Tash TECet lundruese janë në Vlorë vetëm të justifikohet pagesa e Excelerate dhe kompanisë së saj partnere Renco rreth 70 milion EUR.

Në fjalë të tjera kjo quhet vjedhje.

Por çështja nuk është vetëm financiare. Nëse këto TECe arrijnë të qëndrojnë në Vlorë dhe më e keqja, të vihen në punë, kjo do krijojë një precedent të rrezikshëm për kompanitë e naftës dhe gazit, duke i dhënë atyre sinjalin që në Shqipëri mund të investosh në këtë sektor, gjë që do ishte skandaloze për vendin tonë si dhe për reputacionin që kemi si një nga pak vendet e botës, të cilat prodhojnë energji 100% nga burime të rinovueshme.

Të dhënat e firmave përditësohen çdo 2-3 orë...

50+ vetë kanë firmosur mbështetjen e tyre për këtë peticion.

Le të mbledhim të paktën 1000 firma!

Synimi aktual 1000+ firma...
Duke firmosur këtë peticion, ju garantojmë se të dhënat tuaja do mbeten plotësisht private dhe se nuk do ti shpalosen palëve të treta. Në rastin e përmbushjes së objektivit të fushatës, të dhënat e plotësuara të firmave dixhitale, do ti shpalosen autoriteteve përkatëse në formë të kufizuar. Duke firmosur këtë peticion, ju pranoni gjithashtu të merrni mesazhe informuese lidhur me këtë fushatë dhe çështje të tjera mjedisore. Ju mund të çregjistroheni në çdo moment.

Kurrë mos dysho se një grup i vogël qytetarësh, me mendim dhe të angazhuar, mund të ndryshojë botën. Në të vërtetë, kjo është e vetmja gjë që ka ndodhur gjithnjë.

Margaret Mead - Antropologjiste (1901-1978)

Informohuni rreth kauzës nëpërmjet videove të mëposhtme nga Mjedisi TV

Të drejtat e rezervuara Mjedisi.al - 2023

 WE DON'T HAVE MUCH TIME 

EMPOWER A LIFE BEFORE ITS TOO LATE

Mjedisi Supporters

 WE DON'T HAVE MUCH TIME 

EMPOWER A LIFE BEFORE ITS TOO LATE

 If it was your last day on Earth, what would you do?


"Your contribution today could earn you sadaqah jariya reward even after you are buried  6ft under"

ISLAM21C SUPPORTED BY MUSLIM INFLUENTIALS

Why does Islam21c exist? 12 influential Muslims explain

"Islam21c is one of the biggest voices of Muslims in Britain"

Ustaad Adnan Rashid 

To increase the glorification of Allah  (SWT)

Shaykh Sulaiman Ghani 

To broaden the horizons and thinking of our Ummah

Shaykh Asim Khan