Nuk e japim Vlorën: Peticion për mos-pranimin e TECeve lundrues në gjirin e Vlorës, të cilat pritet të djegin 600,000 KG naftë të rëndë (mazut) në ditë!

Dy TECe lundruese me naftë janë duke u rimorkjuar drejt Vlorës dhe pritet të mbërrijnë në ditët e fillimit të Shtatorit.

Këto 2 TECe do ankorohen tek Porti i Peshkatarëve dhe do djegin aty afro 600,000 kg naftë bruto në ditë, pra do djegin aq naftë sa të furnizohen 100,000 makina në ditë me nga 6 litra e të përshkojnë 10 milion km rrugë.

Kjo djegie masive e naftës bruto do ta bëjë Vlorën dhe Gjirin blozë. Blozë do bëj dhe mushkritè e vlonjatëve.

A DO E JAPIM VLOREN për të marrë ndotjen?

TECet lundruese janë një dëm i madh ekonomik për gjithë vendin.

Shqiptarët do paguajnë afro 100,000 EUR cdo ditë (pa llogaritur koston e naftës) për 2 vjet rrjesht tek kompania që po i sjell keto 2 TECe, prodhim i vitit 1997, që i ka blerë në Bangladesh dhe nuk plotësojnë asnjë standard mjedisor.

Këto para nëse do ti jepeshin 50 mijë familjeve Shqiptare për të instaluar panele diellore do prodhohej afërsisht sasia e energjisë që do prodhoinë këto 2 TECe, por me zero ndotje dhe këto familje do të kishin energjinë e domosdoshme për 30 vjet falas.

Nëse Ilogarisim dhe humbjet nga shkatërrimi i turizmit, peshkimit, bujqësisë etj, dëmi është katastrofik.

A DO E JAPIM VLORËN e të dëmtojmë ekonominë e vendit?

Sapo të futen këto anije fillon epoka e pushtimit të Vlorës nga nafta.

Të dhënat e firmave përditësohen çdo 2-3 orë...

950+ vetë kanë firmosur mbështetjen e tyre për këtë peticion.

Le të mbledhim të paktën 10,000 firma!

Synimi aktual 1000+ firma...

Informohuni në 6 minuta me këtë video të shkurtër të përgatitur nga regjisorja me çmime ndërkombëtare Artes

Kurrë mos dysho se një grup i vogël qytetarësh, me mendim dhe të angazhuar, mund të ndryshojë botën. Në të vërtetë, kjo është e vetmja gjë që ka ndodhur gjithnjë.

Margaret Mead - Antropologjiste (1901-1978)

Informohuni rreth kauzës nëpërmjet videove të mëposhtme nga Mjedisi TV

Informohu duke lexuar këto artikuj për TECet lundrues.

blog image

TECi lundrues: E shet Bangladeshi me 15 milion $, e blen Shqiperia me 45 milion $.

September 03, 20222 min read

Kompania e naftës Excelerate Energy, e cila do sjellë në gji të Vlorës TECin lundrues ka blerë në Bangladesh në Prill TECin lundrues me kapacitet 110 MW, me çmimin 15 milion USD, i cili sipas mediave ndërkombëtare do çvendoset në një vend të Europës Lindore. Deri tani kemi dëgjuar se Excelerate ka bërë marrveshje me KESH në Shqipëri për TEC lundrues, dhe jo në ndonjë vend tjetër të Europës Lindore, për më tepër të vendeve të BEsë. Ky TEC lundrues në Bangladesh është prodhuar në vitin 1997 dhe është teknologji shumë e vjetër. Që nga viti 2018 ky TEC nuk punon në Bangladesh.

Në Shqipëri sipas marrveshjes qiraja për të përdorur këtë TEC, që do djegë naftë bruto do të jetë 63000 $ në ditë, për 2 vjet, pra afro 45 milion $.

A ka korrupsion këtu? Jo. Nuk ka korrupsion. Nuk dihet asnjë fakt korruptiv.

Ajo që dihet është fitim me shumfish të kostos prej kompanisë Excelerate, kompani që do ngulet në Vlorë për të fituar shumifsh me gjoja kthimin e TEC të Vlorës, i cili është me teknologjinë e avancuar me cikël të kombinuar, pra që punon edhe me gaz e do ta kthej Excelerate me gaz (?). Më pas Excelerate do ndërtoj aty 2 TEC të tjerë, e më pas, ose më parë do të ndërtoj aty edhe një terminal gazi që do të furnizoj gjithë Ballkanin.

Le të kthehemi tek TECi lundrues. Është njoftuar se kostoja e tij do të jetë 170 EUR/MWh, pa llogaritur koston mjedisore, si rrjedhoj e një superndotje që krijohet nga djegja e naftës bruto, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty. Kjo kosto është 5-6 herë më e madhe se kosto e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Kujtoj këtu psh koston për çdo MWh të energjisë së impiantit fotovoltaik prej kompanisë franceze, Voltaila, që ka filluar ndërtimin në Katravasta me kosto 24.89 EUR/MWh.

Nëse 63000 $ në ditë për 2 vjet do të jepej si subvension familjeve dhe bizneseve te vogla e të mesme që të investotnin në panelet fotovoltaike Shqipëria për 2 vjet do prodhonte shumfish të energjisë së TECit lundrues, duke filluar vetëm për pak ditë, që nevojiten për instalimin, dhe për më tepër mijra familje për më shumë se 2 dekada nuk do paguanin për energjinëelektrike. Pse mungojnë këto llogari?

Duhet përmendur dhe fakti se marrveshja parashikon se ai TEC gati 30 vjeçar që është edhe teknologji e vjetër do të mbetet në Gji të Vlorës e për të cilin do duhen shumë shpenzime të tjera për ta demontuar e për ta çuar pwr skrap.

Le të mos flasim për korrupsion me TECin lundrues, për të cilin, sigurisht duhet të hetohet, bashkë me historinë qartazi korruptive të TECit të Vlorës, por kemi të drejtën legjitime të flasim për paaftësi të pafalshme.

Për këtë paaftësi kërkohet dorëheqje, normalisht e ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Balluku. Edhe njëherë, tani, jo për korrupsion, por për paaftësi.

blog author image

Lavdosh Ferruni

Back to Blog

Të drejtat e rezervuara Mjedisi.al - 2022

 WE DON'T HAVE MUCH TIME 

EMPOWER A LIFE BEFORE ITS TOO LATE

Mjedisi Supporters

 WE DON'T HAVE MUCH TIME 

EMPOWER A LIFE BEFORE ITS TOO LATE

 If it was your last day on Earth, what would you do?


"Your contribution today could earn you sadaqah jariya reward even after you are buried  6ft under"

ISLAM21C SUPPORTED BY MUSLIM INFLUENTIALS

Why does Islam21c exist? 12 influential Muslims explain

"Islam21c is one of the biggest voices of Muslims in Britain"

Ustaad Adnan Rashid 

To increase the glorification of Allah  (SWT)

Shaykh Sulaiman Ghani 

To broaden the horizons and thinking of our Ummah

Shaykh Asim Khan