Nuk e japim Vlorën: Peticion për mos-pranimin e TECeve lundrues në gjirin e Vlorës, të cilat pritet të djegin 600,000 KG naftë të rëndë (mazut) në ditë!

Dy TECe lundruese me naftë janë duke u rimorkjuar drejt Vlorës dhe pritet të mbërrijnë në ditët e fillimit të Shtatorit.

Këto 2 TECe do ankorohen tek Porti i Peshkatarëve dhe do djegin aty afro 600,000 kg naftë bruto në ditë, pra do djegin aq naftë sa të furnizohen 100,000 makina në ditë me nga 6 litra e të përshkojnë 10 milion km rrugë.

Kjo djegie masive e naftës bruto do ta bëjë Vlorën dhe Gjirin blozë. Blozë do bëj dhe mushkritè e vlonjatëve.

A DO E JAPIM VLOREN për të marrë ndotjen?

TECet lundruese janë një dëm i madh ekonomik për gjithë vendin.

Shqiptarët do paguajnë afro 100,000 EUR cdo ditë (pa llogaritur koston e naftës) për 2 vjet rrjesht tek kompania që po i sjell keto 2 TECe, prodhim i vitit 1997, që i ka blerë në Bangladesh dhe nuk plotësojnë asnjë standard mjedisor.

Këto para nëse do ti jepeshin 50 mijë familjeve Shqiptare për të instaluar panele diellore do prodhohej afërsisht sasia e energjisë që do prodhoinë këto 2 TECe, por me zero ndotje dhe këto familje do të kishin energjinë e domosdoshme për 30 vjet falas.

Nëse Ilogarisim dhe humbjet nga shkatërrimi i turizmit, peshkimit, bujqësisë etj, dëmi është katastrofik.

A DO E JAPIM VLORËN e të dëmtojmë ekonominë e vendit?

Sapo të futen këto anije fillon epoka e pushtimit të Vlorës nga nafta.

Të dhënat e firmave përditësohen çdo 2-3 orë...

950+ vetë kanë firmosur mbështetjen e tyre për këtë peticion.

Le të mbledhim të paktën 10,000 firma!

Synimi aktual 1000+ firma...

Informohuni në 6 minuta me këtë video të shkurtër të përgatitur nga regjisorja me çmime ndërkombëtare Artes

Kurrë mos dysho se një grup i vogël qytetarësh, me mendim dhe të angazhuar, mund të ndryshojë botën. Në të vërtetë, kjo është e vetmja gjë që ka ndodhur gjithnjë.

Margaret Mead - Antropologjiste (1901-1978)

Informohuni rreth kauzës nëpërmjet videove të mëposhtme nga Mjedisi TV

Informohu duke lexuar këto artikuj për TECet lundrues.

blog image

TECi i Bangladeshit: super ndotje, super mashtrim për të vjedhur

September 03, 20225 min read

Ministrja Balluku, me zërin e saj të ëmbël tha se do vinë 2 anije në Vlorë, që do prodhojnë energji elektrike. Qytetari i zakonshëm nuk ka pse të shqetsohet se do vijnë 2 anije, madje përveç zbukurimit të peisazhit detar do prodhojnë edhe energji. Vërtet. Kjo ngjan edhe si një ide inovative në sytë e qytetarit dhe njëkohësisht zgjidhje perfekte për krizën energjitike, e cila sipas kryeministrit mund të sjellë dhe pamundësinë e importit, se s’do ketë energji elektrike për të shitur në tregun ndërkombëtar. Kështu me anijet duhet të jemi shumë të kënaqur edhe me çmimin minimal të prodhimit prej tyre prej 170 euro per MWh. Por gazetari guxon dhe pyet kryeministrin me çfare do digjet që të prodhohet kjo energji? “Me gaz, me gaz të lëngshëm” përgjigjet kryeministri. Dhe kështu u qetsuan edhe një pjesë e qytetarëve, më të vëmëndshëm për këto anijet, sidomos në Vlorë.

Mashtrimi

I gjithë ky prolog është një supermashtrim, që pregatit një supervjedhje, të ngjashme me inceneratorët, por në përmasa më të mëdha, gjithashtu e shtrirë nga sot që “anijet” po i afrohen Vlorës dhe për të paktën 2-3 dekada të tjera.

Së pari dhe më pak e rëndësishme per tu sqaruar është se nuk janë 2 anije që do vinë, janë 2 kapanone të mëdha, që kanë brenda disa gjeneratorë dhe po rimorkohen nga një anije prej Bangladeshit për tu ngecur në Triport në Gji të Vlorës. Së dyti keta gjeneratorë do djegin naftë të rëndë, jo gaz, si tha kryeministri.

Mashtrim i madh vjen me dokumentin bazë për këtë sipërmarrje, që është Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis (VNMth), qe realizohet, në konflikt interesi, nga kompania konsulente ABKON, që është njëherazi në partneritet me kompaninë italiane RENCO, që do menaxhoj njësinë e gjeneratorëve në Triport. Në këtë dokument thuhet se “Impianti termik lundrues”(termi zyrtar) plotëson standartet e Bashkimit Europian (BE) të emetimeve të gazrave të dëmshëm dhe ndotës të tjerë. Në fakt, nga vetë të dhënat e publikuara pikërisht në këtë VNMth vihet re qartë presence shumfish e normave të ndotjes të lejuara nga BE. Edhe në VNM të hartuar në Bangladesh në vitin 1998 prej vetë IFC për këtë impiant as nuk përmenden standartet e BE, madje thuhet se normat e emesionve të gazrave ndotës  në disa ndotës nuk respektojnë as standartet më të ulta të Bankes Botrore, por vetëm një guidë të Bankës Botrore. Dhe sigurisht duhet konsideruar se tani pas 25 viteve punë tw TECi të Bangladeshit, emetimet dhe ndotja janë edhe shumë më të mëdha, pwr shkak të amortizimit të tij.

Vjedhja

Vjedhja eshte përvetësim në mënyrë të fshehtë i diçkaje që është pronë shoqërore a pasuri e tjetërkujt. TECi i Bangladeshit, duke fshehur ndotjen që shkakton, gjëndjen e impiantit, duke fshehur alternativat shumë herë më të mira, me kosto më të ulët dhe më të pastra thjesht bën të mundur vjedhjen, që është gjigande, pasi vetëm për 2 vjet vjedhja ndërtohet mbi bazën e gati 700 milion EUR xhiro (qira+mirmmbajtje+blerje nafte) Vjedhja ndërtohet, si në shumë raste në bashkpunim me qeveritarë, që kanë autoritetin për të firmosur marrveshje. A nuk është vjedhje që TECi është blerë në Bangladesh për 15 milion EUR dhe i shitet qeverise shqiptare brenda 2 viteve për 50 milion EUR ( qira 68,000 EUR/dite x 730 ditë) ?

A nuk është vjedhje e shoqerise shqiptare që me 700 milion euro me TECin e Bangladeshit do kemi një impiant me me super ndotje me kapacitet 100 MWh, ndërsa me investim të 700 milion EUR në impiante të vogla, të mesme e të mëdha fotovoltaike ndërtohet një kapacitet prej 700MWh gjenerim energjie e paster dhe mijra të punësuar?

Por fakti i fshehjes së alternativës së shtimit të të ardhurave nga turizmi në zonë dhe në gjithë Vlorën në alternativën që TECi i Bangladeshit nuk ndërtohet (alterntive per tu studjuar me ligj) a nuk ndihmon vjedhjen?

Po e ndalojmë këtu analizën e nuk po shtrihemi se çfare përmasa do marrë vjedhja me vënien në punë të TECit të Vlorës, ndërtimit të TECeve të tjera, të super terminalit të gazit etj.

“Është e pamoralshme që kompanitë e naftës dhe gazit të bëjnë fitime rekord nga kjo krizë energjetike në kurrizin e njerëzve dhe komuniteteve më të varfëra, me një kosto masive për klimën,” tha sekretari i përgjithshëm i OKBsë, Antonio Guterres, pak ditë më parë.

"Unë u bëj thirrje të gjitha qeverive të tatojnë këto fitime të tepërta dhe të përdorin fondet për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në këto kohë të vështira."- shtoi ai.

“E vetmja rrugë e vërtetë drejt sigurisë energjitike, çmimeve të qëndrueshme të saj, zhvillimit dhe një planeti të jetueshëm, qëndron tek braktisja e karburanteve fosile ndotëse dhe përshpejtimi i tranzicionit energjetik, bazuar tek burimet e rinovueshme” ngre zërin Antonio Guterrres së fundmi.

Ndotja

Në momentin që gjërat fillojnë e qartësohen me rastin e TECit të Bangladeshit kuptohet dhe më mirë ndotja nga qytetarët.

Kështu është mësuar se do digjen në këto gjeneratorë 600ton naftë e rëndë në një ditë, pra 600,000 kilogram. Kjo sasi presupozon që të furnizohen afersisht 100,000 makina me nga 6 litra naftë të keqe dhe që të gjitha makinat të përshkojnë nga 100 km sejcila brenda Vlorës. A ka qytetar që nuk e kupton superndotjen? Sasitë kolosale të ujit për ftohje të motorëve do të shkarkohen në det, duke shtuar me mbi 14 grade celcius tempraturen e detit, duke shkatërruar faunën detare në një hapsirë të gjërë. Tjeter, bloza e sedimentuar në tokë së pari do të shkatërroj pyllin e sodës dhe do nxjerë jashtë përdorimit për konsum prodhimet bujqësore, për të paktën në një rreze deri 5 km. Gjallesat në Lagunën e Nartes rrezikohen të asgjësohen, përfshi largimin e shpendëve migrator nga zona.

Është momenti që Vlora dhe gjithë Shqipëria të kërkoj që konsorciumi Excelerate dhe Renco ti gjejnë vendin TECit të Bangladeshit se nuk ka vend në një shtet europian. I sygjerojmë konsorciumit ta kalojnë TECin për skrap.

Back to Blog

Të drejtat e rezervuara Mjedisi.al - 2022

 WE DON'T HAVE MUCH TIME 

EMPOWER A LIFE BEFORE ITS TOO LATE

Mjedisi Supporters

 WE DON'T HAVE MUCH TIME 

EMPOWER A LIFE BEFORE ITS TOO LATE

 If it was your last day on Earth, what would you do?


"Your contribution today could earn you sadaqah jariya reward even after you are buried  6ft under"

ISLAM21C SUPPORTED BY MUSLIM INFLUENTIALS

Why does Islam21c exist? 12 influential Muslims explain

"Islam21c is one of the biggest voices of Muslims in Britain"

Ustaad Adnan Rashid 

To increase the glorification of Allah  (SWT)

Shaykh Sulaiman Ghani 

To broaden the horizons and thinking of our Ummah

Shaykh Asim Khan